Ndërlidhjet

logo-print

KS dënon dhunën në Jemen

  • RFE /RL

Këshilli i Sigurimit ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Jemen që u tha të jetë shkaktuar nga Al-Kaida.

Për sulmin vetëvrasës të së hënës në kryeqytetin Sana, ku humbën jetën rreth 100 persona, Këshilli i Sigurimit tha se këto veprime janë terroriste dhe "krime të pajustifikueshme".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka dënuar fuqishëm sulmin, i cili la qindra të tjerë të plagosur, dhe tha se autorët se do ta mbajnë përgjegjësinë.

Ai u kërkoi gjithashtu të gjithë jemenasve për të kundërshtuar dhunën.

Presidenti amerikan Barak Obama, ndërkohë, tha se SHBA-ja është shumë e shqetësuar me sulmet terroriste në Jemen.(a.k.)
XS
SM
MD
LG