Ndërlidhjet

Paneta falënderon shtetet e Azisë Qendrore


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka falënderuar zyrtarët e pesë vendeve të Azisë Qendrore, që lejuan NATO-n të transportojë pajisje nga rrugët dhe hekurudhat e territoreve të tyre.

Paneta u takua të hënën me zyrtarët e Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit në samitin e NATO-s në Çikago.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Llitëll tha se Paneta ka "shprehur vlerësimin e tij të thellë" për mbështetjen e vendeve të Azisë Qendrore.

Uashingtoni ka negociuar marrëveshje me vendet e Azisë Qendrore dhe Rusinë, për të lejuar transportin e armëve nëpërmjet territoreve të tyre që janë më pranë NATO-s ,deri në fund të vitit 2014, kohë kjo kur NATO-ja planifikon tërheqjen e forcave nga Afganistani.

Rrugët përmes Pakistanit janë shumë më të shkurtra, por Pakistan ka mbyllur ato rrugë pasi aeroplanët e NATO-s vranë 24 ushtarë pakistanezë vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG