Ndërlidhjet

Serbët paralajmërojnë protesta të përditshme në veri


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës Kërstimir Pantiq tha se për shkak të “presionit në rritje” ndaj serbëve të Kosovë, në veri të Mitrovicës sot fillojnë protesta të përditshme të qytetarëve.

Pantiq ka bërë këto komente për radion lokale serbe "Kontakt Plus", ku ka njoftuar se protesta e sotme do nisë nga ura kryesore e Ibrit e deri te ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

“Me protesta qytetarët dëshirojnë që të shprehin mospajtim me politikën ndaj serbëve”, ka thënë Pantiq, duke shtuar se një shkak i drejtpërdrejtë për organizimin e protestës është arrestimi i Jovica Milkoviqit.

Millkoviq u arrestua disa ditë më parë nën dyshimin se ka marrë pjesë në një grup që ka dëmtuar pasurinë e luajtshme të policisë së Kosovës dhe ka penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Pantiq ka komentuar edhe bastistjen që EULEX-i ia ka bërë shtëpisë së familjes së Zvonko Veselinoviqit. Ai ka thënë se ky veprim është “një vazhdim i kërcënimit, i presionit që ky mision ndërkombëtar së bashku me institucionet e Prishtinës po i kryen ndaj serbëve në pjesën veriore të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG