Ndërlidhjet

FIFA hap "fushën" për ndeshje miqësore me Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

FIFA i ka dhënë një shtytje të fortë përpjekjeve në Kosovës për njohje ndërkombëtare, duke ua mundësuar 208 vendeve anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.

FIFA dhe UEFA kishin bllokuar më herët këtë ambicie të Kosovës, për shkak se shtetësia e saj nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave në mbledhjen e së hënës.

“Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.

“Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje se e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valcke, duke vlerësuar se kësisoji ofrohet edhe kredibilitet.

“Ata ishin të shqetësuar se lojtarët e tyre po mirren nga klubet e jashtme, të vendeve të ndryshme”, ka thënë Vackle nga FIFA.

Disa lojtarë të lindur në Kosovë, e më vonë të vendosur në Zvicër, luajnë për ekipet që intonon himnin e vendeve adoptive.

Statutet e FIFA-s ua lejojnë lojtarëve që kanë lidhje me Kosovën të transferojnë detyrimet që kanë nga një ekip kombëtar nëse vendi i tyre fiton njohje të plotë ndërkombëtare. (a.v.)

* huazuar nga AP
XS
SM
MD
LG