Ndërlidhjet

Akuza për nikoqirin e sivjemë të "Eurovisionit"


Crystal Hall, vendi ku do të mbahet gara
Crystal Hall, vendi ku do të mbahet gara
Përgatitjet për garën e “Eurovisionit” – një ngjarje televizive, e cila pritet të shikohet nga rreth 125 milionë njerëz në mbarë botën – janë intensifikuar në kryeqytetin e Azerbeixhanit, Baku, me përfaqësues të 42 vendeve që synojnë kurorën e kampionit.

Festivali ka dy gjysëm finale, të martën dhe të enjten, kurse finalja mbahet të shtunën, më 26 maj.

Qeveria autoritare e Azerbeixhanit po synon ta shfrytëzojë këtë ngjarje për ta promovuar këtë vend të pasur me naftë si një shtet modern, që po shënon përparime dhe në këtë drejtim ka shpenzuar miliona dollar në infrastrukturë.

Por, të gjitha këto përpjekje kanë rënë nën hijen e akuzave për shkeljen e të drejtave të njeriut nga pushteti dhe për dëbimet e dhunshme të banorëve lokalë në Baku, në përpjekje për të akomoduar investimet e reja.
XS
SM
MD
LG