Ndërlidhjet

Shqipëri: Zi për viktimat e aksidentit të Himarës


Vendi i aksidentit

Vendi i aksidentit

Njëzetedy maji është shpallur ditë zie kombëtare në shenjë nderimi për viktimat e aksidentit tragjik, që ndodhi të hënën, më 21 maj, rreth orës 16.30 në afërsi të Himarës, ku si pasojë humbën jetën 13 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat ishin studentë të vitit të tretë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, të cilët po udhëtonin me një autobus drejt Sarandës për qëllime turistike. Në aksident humbi jetën edhe drejtuesi i automjetit.


Lexoni këtu historikun e aksidenteve tragjike në Shqipëri.


Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmojnë se gjendja e të plagosurve është përgjithësisht e mirë, por mbetet kritike gjendja shëndetësore e dy vajzave, të cilat janë në trajtim intensiv mjekësor në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ministri i shëndetësisë Petrit Valisi tha se dëmtimet e forta që dy studentet kanë marrë në kokë dhe trup e bëjnë të pamundur transportimin e tyre për kurim më të specializuar jashtë vendit.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shume dhimbje dhe solidaritet të madh njerëzor. Shumë qytetarë kanë dhuruar vullnetarisht gjak, pas apelit të bluzave të bardha.

Studentet e lënduara që po trajtohen në spitalin ushtarak në Tiranë dhe në Vlorë, janë vizituar jo vetëm nga familjarët e tyre, por dhe qytetarë të shumtë e politikanë.

Në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, u zhvilluan homazhe në nderim te viktimave të këtij aksidenti.

Një grup i posacëm hetimor po punon ende për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi se aksi rrugor në të cilin ka ndodhur aksidenti, ishte i pajisur me sinjalistiken e duhur rrugore dhe me mbrojtese anësore dhe se asfalti i rrugës ishte i thatë e pa mbetje të rrezikshme në të.

Vetë të mbijetuarat e aksidentit japin disa variante mbi atë çfarë ndodhi pasditen e së hënës, por fjalën përfundimtare mbi arsyet e vërteta të këtij aksidenti të rëndë do ta thonë hetimet.

Aksidenti në Shqipëri, 13 të vdekur, 25 të lënduar
XS
SM
MD
LG