Ndërlidhjet

logo-print

Ankaraja pret përmirësim raportesh me Parisin


Protesta të turqve në Francë kundër ligjit kundërthënës për vrasjet e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhjetor, 2011

Protesta të turqve në Francë kundër ligjit kundërthënës për vrasjet e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhjetor, 2011

Presidenti Abdullah Gyl tha se është i bindur se raportet e Turqisë me Francën do të përmirësohen në mënyrë të shpejtë nën administratën e presidentit Franusa Holland.

Gyl u takua me Hollandin të hënën mbrëma në margjinat e samitit të NATO-s në Çikago.

Më vonë ai iu tha gazetarëve turq se Holland ka premtuar që të hapë “një faqe të re” në raportet mes dy aleateve të NATO-s.

Raportet mes dy shteteve u përkeqësuan pas kundërshtimit të Francës që Turqia t’i bashkohet Unionit Evropian.

Kulmi u arrit në këtë vit, kur ish presidenti francez Nikolas Sarkozi u përpoq të fuqizojë ligjin që kriminalizon mohimin se vrasjet masive të armenëve nën Turqiën Osmane ishin gjenocid.

Turqia mohon se ka ndodhur ndonjë gjencoid gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore.

Ligji u konsideroa jokushtetues nga gjykata më e lartë e Francës, pasi shkelte lirinë e shprehjes.
XS
SM
MD
LG