Ndërlidhjet

logo-print

SPS pranon edhe Tadiqin edhe Gjilasin si kryeministër


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Nënkryetarja e Partisë Socialsite të Serbisë, Dijana Vukomanoviq ka deklaruar se kësaj partie “nuk i pengon” që në postin e kryeminsitrit të ardhshëm të jetë ose lideri i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, ose zëvendësi i tij, Dragan Gjilas.

“Vendimin për kryeministrin nga Partia Demokratike duhet ta marrin organet e asaj partie. Bashkëpunimi në nivelin e liderëve të partive, Tadiqit dhe (Ivica)Daçiqit është treguar funksional dhe efikas. Gjilas po ashtu e ka treguar legjitimitetin dhe aftësinë e tij, por SPS nuk është ajo që vendos se kënd do ta kandidojë për kryeministër Partia Demokratike”, ka thënë ajo.

Para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Tadiq dhe Daçiq patën arritur marrëveshje
për koalicionin qeverisës pas-zgjedhor.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të mbajtura më 6 maj, më së shumti vota në Kuvend ka fituar Partia Përparimtare e Serbisë, lideri i së cilës, Tomisllav Nikolliq u zgjodh edhe president.

E dyta është Partia e Tadiqit, për t’u pasuar nga ajo e Daçiqit.
XS
SM
MD
LG