Ndërlidhjet

OKB: Rritet papunësia e të rinjve


Logo e OKB-së

Logo e OKB-së

Organizata e Punës e OKB-së (ILO) tha se papunësia te të rinjtë është kthyer sërish në nivelin më të ulët që ishte gjatë kulmit të krizës globale financiare në vitin 2009.

Në një raport të ri, ILO tha se rreth 75 milionë të rinj, ose 12.7 për qind e personave të moshës 15 deri në 24- do të mbesin pa punë në këtë vit.

Sipas ILO-së papunësia te të rinjtë është më e madhe në Afrikën Veriore, 27.9 për qind.

Në Evropën Qendrore dhe Juglindore papunësia në këtë moshë ka rënë në 17.6 për qind në vitin 2011. ILO thotë se femrat janë të prirura të preken nga kriza e vendeve të punës.
XS
SM
MD
LG