Ndërlidhjet

Sërish bie vlera e aksioneve të Facebook-ut


Nju Jork

Nju Jork

Vlera e aksioneve të Facebook-ut ka vazhduar të bie për të dytën ditë me radhë.

Në kohën kur u futën në tregun e aksioneve, aksionet e Facebook u shitën për 38 dollarë.

Në ndërkohë, kanë rënë në 31.55 dollarë.

Shkaku i rënies së shpejtë, e cila filloi të hënën, sipas një raporti të Reuters, është paralajmërimi që iu dërgua investitorëve nga banka Morgan Stanley, menjëherë pas lëshimit të aksioneve të Facebook-ut në treg.

Për këtë hap Morgan Stanley ka vendosur pasi që ka siguruar një dokument, të cilin Facebook ia ka paraqitur komisionit të ngarkuar për monitorimin e lëvizjes së aksioneve dhe i cili thotë se Facebook nuk përjashton mundësinë e rënies së të ardhurave, pasi që gjithnjë e më shumë përdoruesit, po i qasen rrjeteve të tyre sociale nëpërmjet telefonave celularë.

Reklamat te përdoruesit të cilët e përdorin internetin përmes telefonave celularë ose tabletave kanë një efekt shumë më të vogël sesa te përdoruesit të cilët lidhen përmes laptopëve apo kompjuterëve.
XS
SM
MD
LG