Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Aeroplani shmang destinacionin për shkaqe sigurie


Ilustrim

Ilustrim

Një aeroplan amerikan që udhëtonte nga Parisi për në Sharlotë, Karolinën Veriore ka devijuar destinacionin, duke u ulur në një aeroport në Mejn, pasi që një udhëtar ka pasur, siç i ka quajtur kompania ajrore” sjellje të dyshimta”.

U.S Airways tha se aeroplani Boeing 767 me 179 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është ulur në mnyërë të sigurt në Bangor të Mejnit, 1 mijë e 500 kilometra nga destinacioni final, Sharlotë.

Autoritetet e rendit ishin të pranishme në aeroportin e Bangorit në kohën kur ateroi aeroplani.

Nuk janë dhënë hollësi të mëtejme në lidhje me ngjarjen.
XS
SM
MD
LG