Ndërlidhjet

logo-print
Eugjen Polli, një ish-inxhinier i Zenith Electronics që shpiku teledirigjuesin e parë televiziv ka ndërruar jetë.

Një zëdhënës i kompanisë tha të martën se Polli vdiq nga shkaqet natyrore më 20 maj në periferi të Çikagos, në moshën 96 vjeçare.

Polli shpiku teledirigjuesin Flash-Matic në vitin 1955, duke përdorur rreze drite.

Pajisja u pasua nga teledirigjuesit ultrasonik, dhe pastaj në vitin 1980 u zbuluan ata me rreze infra të kuqe që përdoren edhe tani.

Polli filloi karrierën e tij si inxhinier në vitin 1935 dhe ka marrë 18 patenta amerikane.

Ai dhe shoku i tij inxhinieri Robert Adler janë nderuar me çmime nga Emmy Awards për kontributin e tyre në televizion.
XS
SM
MD
LG