Ndërlidhjet

Udhëheqësit evropianë takohen për të diskutuar krizën ekonomike


Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, do të takohen në Bruksel në përpjekje për të gjetur mënyra për të dalë nga kriza e borxheve dhe për të nxitur vende të reja pune si dhe rritje ekonomike.

Të martën, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik paralajmëroi 17 vendet e eurozonës për rrezikun nga “recesioni i rëndë”.

Krerët e BE-së në takim pritet të fokusohen për gjetjen e mënyrave për të nxitur rritje ekonomike në Evropë dhe rrugëdalje nga kriza.

Presidenti i ri francez, Fransua Holland ka thënë se ai nuk do të nënshkruajë paktin fiskal të Evropës, nëse nuk përfshihen masa për të nxitur rritje ekonomike.
XS
SM
MD
LG