Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 23 majin në vite...


Pjesëtarë të njësisë SS
Pjesëtarë të njësisë SS
1945 - Zyrtari nazist dhe shefi i njësisë SS, Heinrih Himler bëri vetëvrasje në Luneburg, Gjermani, pasi e kishin arrestuar.

1430 - Zhan D’Arkun e kapën burgundiansit, të cilët e shitën atë në Angli.

1533 - Martesa e Mbretit të Anglisë Henri VIII me Katerinën e Aragonit, u shpall e pavlefshme.

1701- Kapiteni Uilliam Kid, u var në Londër, pasi u dënua për pirateri dhe vrasje.

1873 - U krijua Policia e Kalorësisë Veriperëndimore e Kanadasë.

1901 - Forcat amerikane kapën udhëheqësin rebel filipin, Emilio Aguinaldo.

1915 - Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë, në Luftën e Parë Botërore.

1934 - Grabitësit e famshëm të bankave, Boni Parker dhe Klajdi Barrou, u qëlluan për vdekje në një pritë të policisë në Luisiana.

1949 - Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore), është themeluar.

1960 - Izraeli njoftoi se kishte kapur ish zyrtarin nazist, Adolf Eihman, në Argjentinë.(g.k.)
XS
SM
MD
LG