Ndërlidhjet

Bramerc beson se gjykimi kundër Mlladiqit rinis brenda javësh


Ilustrim

Ilustrim

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, Serzh Bramerc ka thënë se gabimet në paraqitjen e provave nga prokuroria, nuk mund ta shtyjnë procesin gjyqësor kundër të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiq, për gjashtë muaj, ashtu siç ka kërkuar mbrojtja e tij.

Bramerc i bëri keto komente gjatë një vizite në Serbi, dhe ka shprehur besimin se procesi gjyqësor ndaj Mlladiqit të fillojë brenda disa javësh.

Prokuroria është e obliguar të ndajë të gjitha provat që ka me mbrojtjen.

Mlladiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në vitet 1992-1995 në Bosnjë, përfshirë këtu rrethimin e kryeqytetit të Sarajevës dhe ekzekutimin e mijëra djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë.

Mlladiq mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Lufta në Bosnjë ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur.
XS
SM
MD
LG