Ndërlidhjet

Daçiq: Nuk po e pengojmë ne formimin e qeverisë


Ilustrim

Ilustrim

Lideri i socialistëve në Serbi, Ivica Daçiq, ka thënë se partia e tij nuk është duke e penguar formimin e qeverisë, por është duke pritur Partinë Demokratike (DS) të Boris Tadiqit të propozojë mandatarin e saj.

“Nuk duam të hyjmë në çështje të brendshme të partive tjera dhe presim që DS, si partia më e madhe, të propozojë mandatarin”, ka thënë Daçiq për të përditshmen beogradase “Blic”.

Ai ka pohuar gjithashtu se bisedimet me DS-në do të vazhdojnë, por ka shktuar se deri më tash nuk ka asnjë marrëveshje.

"DS-ja si partia më e madhe ofron emrin e kryeministrit dhe ne jemi në pritje të këtij vendimi. Aktualisht jemi duke pritur. Nga bisedimet e mia të deritashme me Boris Tadiqin, konkludoj se ai ende nuk e ka marrë një vendim të këtillë”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Serbia është larg ende formimit të qeverisë, por se për këtë nuk kanë faj socialistët.

XS
SM
MD
LG