Ndërlidhjet

Medllin e Dillën marrin Medaljen e Paqës


Albright dhe Dylan
Albright dhe Dylan
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Medllin Olbrajt, dhe legjenda e muzikës, Bob Dillën, do të jenë në mesin e 12 njerëzve të shpërblyer me Medalen e Paqës të cilën atyre do t'ua dorëzojë presidenti, Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë më 29 maj.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar tashmë dhe listën e fituesve në mesin e të cilëve janë dhe ish-senatori dhe astronauti, Xhon Gllen, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Xhon Poll Stivens, një nga figurat kryesore në Departamentin e Drejtësisë gjatë epokës së të drejtave të njeriut, Xhon Doar dhe Uilliem Foug.

Medalja Presidenciale për Paqe është dekorata më e lartë amerikane e nderimit.
XS
SM
MD
LG