Ndërlidhjet

logo-print

Rona Nishliu në finale


Rona Nishliu gjatë performancës në Eurovision 2012.

Rona Nishliu gjatë performancës në Eurovision 2012.

Përfaqësuesja e Republikës së Shqipërisë në Eurovision, Rona Nishliu, ka arritur të kualifikohet në finale, me këngën e saj “Suus”. Gara këtë vit po mbahet në Baku të Azerbeixhanit.

Nishliu, e lindur në Mitrovicë, është radhitur e gjashta, me performancën e saj në natën e parë të gjysëmfinaleve, duke dominuar në tërësi skenën, me një interpretim të jashtëzakonshëm emocional.

Nata e dytë e gjysëmfinaleve mbahet sonte, kurse ceremonia finale mbahet të shtunën më 26 maj.

Arritjen e Ronës e ka përmendur sot edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thënë se "Rona e Kosovës e dëshmoi me aftësinë dhe fuqinë e saj prej një këngëtareje të jashtëzakonshme, se ne po ecim drejt së ardhmes së sigurt”.


Rona Nishliu: Do të përfaqësoj dy shtete dhe një komb


Trego komentet

XS
SM
MD
LG