Ndërlidhjet

MPB-ja, dënon incidentin e ndodhur në Dresnik


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një komunikate për media dënon ashpër incidentin e ndodhur në fshatin Dresnik të Komunës së Klinës, me ç’rast janë djegur dy shtëpi, pronë e dy familjeve të komunitetit serb.

Rasti thuhet në komunikatë është kualifikuar si: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm- Zjarrvënie” dhe është duke u hetuar nga hetuesit e policisë rajonale të Pejës.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës në ndriçimin e këtij rasti dhe vënien para organeve të drejtësisë, personat e përfshirë në këtë akt kriminal.
XS
SM
MD
LG