Ndërlidhjet

NYT: Kriza e demokracisë evropiane


Ilustrim
Ilustrim
"New York Times"

Nëse për parimin ‘rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira’ duhen dëshmi, kriza ekonomike në Evropë i siguron ato.

Synimet e denja, por të kufizuara të politikë-bërësve të Bashkimit Evropian, kanë qenë të pamjaftueshme për një ekonomi të shëndoshë evropiane dhe kanë prodhuar një botë të mjerimit, kaosit dhe konfuzionit.

Për këtë ka dy arsye.

E para është se synimet mund të jenë të respektueshme, pa qenë të qarta, por themelet e politikës së tanishme të kursimit, të kombinuara me ngurtësinë e bashkimit monetar evropian, vështirë se kanë qenë model i zgjuarsisë.

E dyta - një qëllim që është i mirë më vete mund të bie në konflikt me një prioritet më urgjent; në këtë rast, me ruajtjen e Evropës demokratike, e cila është e shqetësuar për mirëqenien sociale.

Disa vende evropiane, për kohë të gjatë, kanë pasur nevojë për përgjegjësi më të madhe ekonomike dhe menaxhim më të përgjegjshëm ekonomik.

Reformat e menduara mirë duhet të dallojnë nga reformat e bëra me nxitim ekstrem.

Qëllimi i reformës, pa marrë parasysh se sa urgjente është, nuk është i menduar mirë me imponimin e njëanshëm të shkurtimeve të papritura dhe të egra në shërbimet publike.

Ka në fakt shumë prova historike se mënyra më e mirë për shkurtimin e deficiteve është të kombinohet reduktimi i tyre me rritje të shpejtë ekonomike.

Deficitet pas Luftës së Dytë Botërore janë zhdukur në masë të madhe me rritje të shpejtë ekonomike. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë presidencës së Bill Klintonit.

Reduktimi i vlerësuar i deficitit buxhetor të Suedisë nga viti 1994 deri më 1998 ka ndodhur së bashku me rritje të shpejtë.

Por, për dallim, vendet evropiane sot kërkojnë të shkurtojnë deficitet duke mbetur në rritje negative ekonomike ose zero.

Aspekti më shqetësues i pafuqisë aktuale të Evropës është zëvendësimi i angazhimeve demokratike me diktatet financiare të udhëheqësve të BE-së dhe të Bankës Qendrore Evropiane, por, në mënyrë jodirekte, edhe të agjencive të vlerësimit, gjykimet e të cilave kanë qenë jo të shëndosha.

Evropa nuk mund ta rimarrë veten pa iu referuar dy fushave të legjitimitetit politik. Së pari, Evropa nuk mund të dorëzohet ndaj pikëpamjeve të njëanshme të ekspertëve, pa pëlqimin e qytetarëve të saj.

Duke pasur parasysh përbuzjen e publikut, nuk është e çuditshme që zgjedhjet kanë treguar disfatë të pushtetarëve.

Së dyti, edhe demokracia, edhe shansi për krijimin e politikave më të mira janë minimizuar me diktimin e politikave joefektive dhe të padrejta nga ana e udhëheqësve.

Dështimi i qartë i masave shtrënguese ka minimizuar mundësinë e arritjes së zgjidhjes në kohë të ndjeshme.

Dhe, një gjë e tillë është shumë larg “Evropës së bashkuar demokratike”, të kërkuar nga pionierët e unitetit evropian.(v.t.)
XS
SM
MD
LG