Ndërlidhjet

Rusia lanson raketë ndërkontinentale


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Rusia tha se e ka "testuar me sukses” një raketë të re ndërkontinentale.

Koloneli Vadim Koval i Forcave Strategjike të Rusisë iu tha gazetarëve në Moskë se raketa e re ndërkontinentale është lansuar nga Plesetski në veriperëndim të Rusisë dhe e ka arritur cakun në lindje të gadishullit të Kamçatkas.

Koval tha se raketa është zhvilluar krahas sistemit të mbrojtjes kundër-raketore, që synon forcimin e kapaciteteve luftareke të Rusisë.
XS
SM
MD
LG