Ndërlidhjet

UNDP: Bie niveli i kënaqshmërisë me institucionet vendore


Pulsi Publik, 23 maj 2012

Pulsi Publik, 23 maj 2012

Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qeverisë dhe Kryeministrit ka shënuar rënien më të madhe që nga viti 2007, thuhet në raportin e fundit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, UNDP.

Ky program, ka publikuar sot raportin e njohur si “Pulsi Publik”, gjetjet e të cilit bazohen në analiza statistikore të një anketimi të zhvilluar në muajin prill të këtij viti, me 1280 respondentë.

Në këtë raport, thuhet se “vetëm 21% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë dhe rreth 24% të tyre janë të kënaqur me punën e Kryeministrit. Ngjashëm, krahasuar me të dhënat e nëntorit 2011, qytetarët paraqiten të jenë më pak të kënaqur edhe me punën e Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit”.

Studimi “Pulsi Publik” realizohet dy herë në vit dhe mbështetet nga USAID dhe UNDP.
XS
SM
MD
LG