Ndërlidhjet

Sauditët premtojne 3.25 miliardë USD për Jemenin


Sana. Jemen
Sana. Jemen
Arabia Saudite, e shqetësuar për kërcënimet e militantëve të lidhur me Al Kaidën në Jemen, ka premtuar një ndihmë prej 3.25 miliardë dollarësh në ndihmë për fqinjin e varfër të Gadishullit Arabik.

Ministri i Jashtëm, Princi Saud al-Faisal njoftoi për ndihmën përmes një konference për gazetarë të mbajtur në Riad.

Nuk janë dhënë detaje mbi shfrytëzimin e parave.

Përfaqësues të më shumë se 20 shteteve, përfshirë edhe gjashtë shtetet anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, SHBA-të dhe Britania janë duke mbajtur një takim në Riad për të diskutuar format se t’i ndihmohet Jemenit për të tejkaluar varfërinë dhe mungesën e ligjit.

Rreth 100 ushtarë të Jemenit janë vrarë nga një sulm me bomba i Al Kaidës të hënën në Sana.

Al-Kaida ka kërkuar që të shtrijë operacionet në Jemen, që kur vendi u zu në turbullirat politike, të cilat detyruan të japë dorëheqje predidenti Ali Abdullah Saleh.
XS
SM
MD
LG