Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i bën thirrje Nikolliqit të punojë me Kosovën

  • RFE /RL

Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mirëpresin faktin se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka riafirmuar përkushtmin se e ardhmja e Serbisë gjendet në Evropë, si dhe në të njëjtën kohë, i kanë bërë thirrje që të punojë me Kosovën.

Qëndrimi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland gjatë një konference për gazetarë.

Ajo që do të them është se ne e mirëpresim faktin se presidenti i zgjedhur, Nikoliq ka riafirmuar përkushtimin e tij për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe ne e kemi inkurajuar atë që të punojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin e ardhshëm të Serbisë, me qeverine, që të arrijë qëllimet evropiane, dhe në veçanti të respektojë stabilitetin rjaonal dhe të punojë në mënyrë konstruktive me Kosovën”, ka thënë Nuland.

Nikoliq është një ish nacionalist i ekstremit të djathtë, i cili ndërroi qëndrim duke përqafuar drejtimin pro-evropain para katër vjetësh.

Ai ka sfiduar Boris Tadiiqn, presidentin e deritashëm, që favorizohej nga perëndimi, në zgjedhjet e rrethit të dytë në Serbi që u mbajtën më 20 maj.(a.i.)
XS
SM
MD
LG