Ndërlidhjet

Dënohet mjeku që zbuloi vendstrehimin e bin Ladenit


Vendtsrehimi i bin Ladenit, Abotabad, maj, 2011

Vendtsrehimi i bin Ladenit, Abotabad, maj, 2011

Autoritetet pakistaneze dënuan të mërkurën me 33 vjet burg një mjek, që akuzohej se i ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara ta gjejnë liderin e Al Kaidës, Osama bin Ladenin.

Mjeku, Shakil Afridi, është akuzuar se ka drejtuar një fushate të rreme vaksinimi në Abotabad, që ndihmoi në identifikimin e vendit të fshehjes së Bin Ladenit në qytetin verior të Pakistanit.

Afridi, i cili u shkarkua si mjek i qeverisë dy muaj më parë, u gjet fajtor nga një gjykatë në rrethin e Kyberit, që është një rajon gjysmë-autonom fisnor.

Forcat speciale amerikane bastisën vendstrehimin e Bin Ladenit në Abotabad dhe e vranë atë në maj të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG