Ndërlidhjet

Vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët në Kazakistan thonë se e kanë nisur një hetim paraprak në lidhje me vdekjen e rreth 60 të sapolindurve dhe foshnjave që nga fillimi i vitit në një maternitet në Almati.

Autoritetet shëndetësore kanë pezulluar aktivitetet e spitalit të paktën deri më 6 qershor.

Zyrtarët thanë se të paktën 16 prej foshnjave kanë lindur të vdekura, ndërsa të tjerat kanë vdekur si pasojë e shkaqeve të ndryshme.

Një zëdhënëse e prokurorisë i tha Radios Evropa e Lirë se hetimi është ende paraprak dhe nuk ka nisur ende ndonjë hetim penal.

Objekti në qytetin më të madh të Kazakistanit është hapur në nëntorin e kaluar, dhe ka pasur në fokus trajtimin e nënave me probleme të zemrës
XS
SM
MD
LG