Ndërlidhjet

Pragë: Zjarr në aeroplanin rus, 6 të lënduar


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët ushtarakë çekë dhe rusë thanë se të paktën gjashtë persona janë lënduar rëndë nga një zjarr që përfshiu një aeroplan rus të vëzhgimit.

Raportet thonë se zjarri është shkaktuar nga mosfunksionimi i rrotave gjatë uljes, derisa aeroplani përgatitej të aterojë në bazën ajrore Çaslav, afër Pragës.

Një zëdhënësi i Ministrisë çeke të Mbrojtjes u tha gazetarëve se 23 pjesëtarë të personelit ushtarak - 14 rusë dhe nëntë çekë, ishin në bordin e aeroplanit.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha se aeroplani ishte në një fluturim vëzhgues mbi Republikën Çeke, nën Traktatin e Qiejve të Hapur.
XS
SM
MD
LG