Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohet nusja në dasmën e saj


Ilustrim
Ilustrim
Policia në rajonin rus të Udmurtijas ka arrestuar një grua në dasmën e saj – disa orë pasi që ajo thuhet se e ka qëlluar një person për vdekje.

Raportet thonë se 22-vjeçarja dyshohet të ketë qenë e dehur, kur e ka qëlluar për vdekje një njeri, në prag të martesës së saj.

Raportet thonë se gruaja e akuzoi viktimën se i kishte para borxh.

Trupi i viktimës 45-vjeçare u zbulua në mëngjes.

Të patrazuar nga ngjarja, çifti shkoi në zyrën civile të martohet, por nusja u arrestua në banketin e saj të dasmës.

Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me deri në 15 vjet burg.
XS
SM
MD
LG