Ndërlidhjet

Kosova dhe SHBA nënshkruajnë dy marrëveshje


Ilustrim
Ilustrim

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshjen për Armë të Shkatërrimit në Masë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës ka nënshkruar ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, përderisa për Shtetet e Bashkuara ka nënshkruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Ky i fundit tha se nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, tregon për bashkëpunimin në shumë fusha që kanë vendosur të dyja vendet mike.

“Këto janë marrëveshje që arrihen ndërmjet dy shteteve mike, aleate, sovrane dhe të pavarura”, tha me këtë rast Dell.

Zoti Hoxhaj ndërkaq foli për partneritet të vazhdueshëm bilateral midis të dyja vendeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes rrit vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit bilateral në promovimin e sigurisë dhe mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe do të ndihmojë në avancimin e profesionalizmit dhe efikasitetit të kufijve”, tha Hoxhaj.

Po të mërkurën, Hoxhaj dhe Dell kanë nënshkruar edhe Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me programin akademik të shkëmbimit “Fullbrajt”.

Ky memorandum mbështet vazhdimin e programit për shkëmbimin e dhjetëra burësistëve nga SHBA në Kosovë dhe anasjelltas.

Për realizimin e këtij projekti, Qeveria e Kosvës, do të ndajë 100 mijë dollarë gjatë tri vjetëve të ardhsme. (z.g.)
XS
SM
MD
LG