Ndërlidhjet

Më 30 maj, vendimi për ekstradimin ose jo të Asanzhit


Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh
Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh
Themeluesi i WikiLeaks-it Xhulian Asanzh javën e ardhshme do të dijë nëse kërkesa e tij për të bllokuar ekstradimin në Suedi ka qenë e suksesshme.

Gjykata Supreme e Britanisë tha të mërkurën se vendimin për rastin e tij do të shpallet më 30 maj.

Avokatët e Asanzhit kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që të vendosë mbi vlefshmërinë e urdhër arrestit evropian të lëshuar kundër tij.

Ai kërkohet nga prokurorët suedezë për t'u marrë në pyetje mbi akuzat e krimeve seksuale, të bëra nga dy gra suedeze.

Prokurorët suedezë thonë se urdhër arresti është i vlefshëm dhe duhet të zbatohet.

Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.

Problemet financiare dhe ligjore në gjashtë muajt e fundit kanë ngadalësuar punën e WikiLeaks, faqe e internetit që ka publikuar dokumente secrete ët qeverive të ndryshme.
XS
SM
MD
LG