Ndërlidhjet

Gjina Rajnhart, gruaja më epasur në botë


Ilustrim
Ilustrim
Një analizë e re financiare thotë se bota e ka gruan e re më të pasur - Gjina Rajnhartin e Australisë.

Revista e respektuar australiane "Business Revieë Weekly", thotë se Rajnhart, që merret me pasuritë minerare, aktualisht ka një pasuri prej 29. 2 miliardë dollarësh- duke e ngritur atë para gruas që deri tash ishte më e pasura në botë, Kristi Ualton, trashëgimtarja e zinxhirit Wal –Mart.

Revista thotë se po që se në botë vazhdon rritja e çmimit të qymyrit dhe hekurit, Rajnhart, që drejton kompaninë Hancock Prospecting, përfundimisht mund të bëhet individi më i pasur në botë.

Për t'u bërë njeriu më i pasur në botë, Rajnhart do të duhet ta kalojë manjatin meksikan të telekomunikacionit Karlos Slim, i cili vlerësohet se ka pasuri në vlerë prej 66.2 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG