Ndërlidhjet

ICO mirëpret hapjen e zyrës qeveritare në veri


Mitrovica
Mitrovica
Zyra Civile Ndërkombëtar e mirëpret dhe përkrah vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin e Zyrës së re Administrative në Mitrovicën e Veriut (ZAMV), thuhet në një njoftim të ICO-s.

“Vendimi i Qeverisë për krijimin e Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut udhëhiqet nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit (PGJS) me të cilin ofrohet një nivel i lartë i decentralizimit për qytetarët në zonat veriore të Kosovës. Ky është hapi tjetër teknik drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç parashihet nga PGJS-ja,“ ka deklaruar Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Piter Feith.

“Unë e inkurajoj Qeverinë që të bazohet në përvojën e fituar nga krijimi i komunave të serbëve të Kosovës në jug të Ibrit duke u shtrirë dorën qytetarëve në veri me synim sigurimin e demokracisë legjitime lokale, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mënyrës tradicionale të jetesës për të gjithë,” ka thëne shefi i ICO-s.

Zyra thuhet se do të sigurojë deri në 80 vende të reja pune dhe do të ketë një buxhet prej rreth 4 milion eurosh në vit për shërbimet bazë për komunitetin dhe projektet e infrastrukturës në Mitrovicën e veriut.

"ICO i inkurajon të gjithë qytetarët e Mitrovicës së veriut që të sjellin ekspertizën dhe përkushtimin e tyre për komunitetin e tyre duke ndihmuar që kjo zyrë të bëhet organ përfaqësues dhe efektiv, që t’u përgjigjet plotësisht nevojave të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut", thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG