Ndërlidhjet

Jepen detaje mbi zyrën në veri


Pamje nga Mitrovica

Pamje nga Mitrovica

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit.

"Fillimisht kjo zyrë do të përbëhet nga 7 drejtori me 55 të punësuar dhe ajo do të drejtohet nga një zyrtar i lartë administrativ, që do të përzgjidhet përmes konkursit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal", thuhet në komunikatën për media të kabinetit qeveritar.
XS
SM
MD
LG