Ndërlidhjet

Thaçi mbështet nismën "Ta pastrojmë Kosovën"


Parku kombëtar Gërmia, Prishtinë

Parku kombëtar Gërmia, Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë mbështetje nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, që do të organizojë një aktivitet të gjithanshëm në Kosovë më 24 maj.

Thaçi ka pritur prijësi e grupit të kësaj nisme, Luan Hasana, të cilit i ka thënë se “prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja e mjedisit".

Kryeministri Thaçi ka njoftuar delegacionin e nismës për pastrimin e vendit, se edhe ai personalisht bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me ministrat tjerë do të jetë pjesë e kësaj nisme, me pjesëmarrjen e tyre në aksionin e pastrimit të Kosovës.

Kjo nismë është mbështetur edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG