Ndërlidhjet

Tiranë: Nis gjyqi për 21 janarin


Nga protesta e 21 janarit,Tiranë, 2011,

Nga protesta e 21 janarit,Tiranë, 2011,

Ish kreu i një njësi elite të policisë shqiptare dhe dy zyrtarë tjerë janë paraqitur në gjykatë në lidhje me të shtënat fatale ndaj katër protestuesve më 21 janar të vitit të kaluar.

Ndrea Prendi dhe Agim Llupo zyrtarë të lartë të njësisë janë akuzuar për vrasje, derisa vozitësi i Prendit, Margarit Kume për fshehjen e provave.

Që të tre janë suspenduar nga Garda Republikane, e cila i mbron ndëretsat qeveritare të Shqipërisë.

Katër protestuesit qenë qëlluar më 21 janar gjatë një proteste të opozitës kundër korrupsionit dhe mashtrimit në zgjedhje.

Procesi gjyqësor ka nisur sot në një gjykatë në Tiranë.
XS
SM
MD
LG