Ndërlidhjet

Vizita e parë e Nikolliqit, në Rusi


Presidenti i zgjedhur i Serbisë Tomisllav Nikolliq
Presidenti i zgjedhur i Serbisë Tomisllav Nikolliq
Presidenti i zgjedhur i Serbisë Tomisllav Nikolliq do të marrë pjesë në kongresin e partisë Rusia e Bashkuar të presidentit rus Vlladimir Putinit, duke shënuar kështu edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që kur u zgjodh në këtë post, në balotazhin e 20 majit.

Agjencia Reuters ka cituar një këshilltar të tij, që ka dashur të mbetet anonim, të ketë thënë se udhëtimi kishte qenë i planifikuar para fitores së Nikoliqit.

Ish ultrancionalisti serb do të marrë pjesë në kongresin që mbahet të shtunën në Moskë.

Ai do të betohet si president i Serbisë në muajin e ardhshëm, dhe Perëndimi do të shikojë së afërmi nëse do të përmbushë zotimet për ndjekjn e rrugës evropiane.
XS
SM
MD
LG