Ndërlidhjet

KE: Mali i Zi i afrohet anëtarësimit


Flamuri i Malit të Zi

Flamuri i Malit të Zi

Komisioni Evropian ka rekomanduar edhe një herë që Malit të Zi t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim.

Në një raport të lëshuar nga organi ekzekutiv i BE-së thuhet se Mali i Zi ka ndërmarrë reforma në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, si dhe luftën kundër korrupsionit, me qëllim që të afrohet drejt anëtarësimit.

Në raport theksohet përmirësimi i gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe implementimi i ligjeve për lirinë e medias dhe të anti-diskriminimit.

Vendimi përfundimtar nëse do t’i jepet ose jo Malit të Zi data për fillimin e negociatave, do të merret gjatë samitit të BE-së që mbahet në muajin qershor në Bruksel.
XS
SM
MD
LG