Ndërlidhjet

OSBE dënon incidentin në Dresnik


Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, dënoi sot zjarrvënien që shkatërroi një shtëpi të një serbi të Kosovës dhe dëmtoi seriozisht një shtëpi tjetër mbrëmë në fshatin Dresnik të komunës së Klinës.

“E dënoj fuqimisht incidentin e fundit që preku të kthyerit serbë të Kosovës dhe pronën e tyre në komunën e Klinës. Incidentet e tilla shtojnë frikën mes komuniteteve tashmë të cenuara dhe ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike, që si pasojë rrezikon procesin e kthimit”, ka thënë përmes një deklarate për media, Almhofer.

“Perceptimi i sigurisë së serbëve të Kosovës në rrethinë ishte edhe ashtu i minuar pas lënies së letrave kërcënuese në pragun e shtëpive të banorëve serbë të Kosovës në disa lokacione në komunën e Klinës, duke përfshirë fshatin Drenoc. Për secilin incident që prek sigurinë e komuniteteve duhet që menjëherë të ketë reagime dhe të merren masa të rrepta për t’i parandaluar incidentet e mëtejme”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG