Ndërlidhjet

Irani me propozim të ri për fuqitë botërore


Bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore, Bagdad, 23 maj, 2012

Bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore, Bagdad, 23 maj, 2012

Irani tha se ia ka paraqitur një pako të re pesëpikëshe gjithëpërfshirëse gjashtë fuqive botërore gjatë bisedimeve që u zhvilluan në Bagdad në lidhje me aktivitetet kundërthënëse bërthamore të tij.

Agjencitë iraniane të lajmeve thonë se pakoja përfshin çështje “bërthamore dhe jobërthamore” si dhe “hapa konkretë”.

Edhe fuqitë perëndimore, raportohet se ia kanë paraqitur një pako të re me propozime negociatorëve iranianë.

Pakoja thuhet se adreson shqetësimet e Perëndimit në lidhje me aktivitetet për pasurimin e uraniumit, që do të mund ta afronin republikën islamike drejt sigurimit të armëve bërthamore.

Irani thotë se të gjitha aktivitetet e tij janë paqësore, por shtetet perëndimore e akuzojnë atë se po përpiqet që të zhvillojë armë bërthamore.

Nuk pritet të ketë ndonjë marrëveshje në bisedimet në Bagdad.
XS
SM
MD
LG