Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë nisur një samit dy-ditor në Bruksel, i cili zhvillohet mes polemikave dhe kundërthënieve të intensifikuara nëse vazhdimi i masave të ashpra të kursimit, apo nxitja e rritjes ekonomike janë mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kriza aktuale e borxhit.
Presidenti francez, Fransua Holland dhe kryeministri italian Mario Monti kanë bërë thirrje që BE ta shndërrojë në prioritet “agjendën e rritjes ekonomike”.
Ndërkohë, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat tjera shtrënguese.
Zyrtarët e eurozonës kanë pranuar se ata janë duke studiuar planet rezervë në rast se Greqia e braktis euron.
Banka qendrore e Gjermanisë ka thënë se një ngjarje e tillë, megjithatë do të jetë e “e menaxhueshme”.
Euro ka rënë sërish në raport me dollarin amerikan, derisa para samitit kanë rënë edhe tregjet e aksioneve.