Ndërlidhjet

Romni zotohet se do ulë papunësinë në 6 për qind


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati që po garon për të siguruar nominimin republikan për president Mit Romni u zotua se do ta zvogëlojë papunësinë në Shtetet e Bashkuara në 6 për qind deri në fund
e mandatit të tij të parë në detyrë, po që se zgjedhet president.

“Unë mund t'ju them se gjatë një periudhe prej katër vitesh, në sajë të politikat tona, ne do të ulim shkallën e papunësisë deri në 6 për qind, dhe ndoshta edhe në një shkallë më të ulët ", ka thënë Romni në një intervistë për Time Magazine.

Shkalla aktuale e papunësisë është 8.1 për qind, një shifër e lartë, por, megjithatë, më e ulët, sesa shkalla prej 10 për qind që ishte dy vjet më parë, pasi kaplimit të krizës më të keqe që nga koha e Depresionit të Madh të viteve të ’30-ta.

Megjithatë, siç transmeton agjencia e lajmeve, DPA, numri i madh i njerëzve të papunë, kërcënon të minojë fushatën e presidentit amerikan Barak Obama për rizgjedhjeje në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG