Ndërlidhjet

FIFA fton Serbinë e UEFA-n për të folur për Kosovën


Logo e FIFA-s
Logo e FIFA-s
FIFA i ka ftuar zyrtarët serbë për të biseduar në lidhje me vendimin e saj për të lejuar vendet anëtare të saj, që të luajnë ndeshje miqësore me ekipet e Kosovës.

FIFA thotë se Autoriteti Evropian i Futbollit, UEFA, që e mbështet Serbinë në kundërshtimin e kësaj nisme, do t’i bashkohet bisedimeve që zhvillohen në Cyrih më 31 maj.

Agjencia e lajmeve, Associated Press njofton se një raport do t'i paraqitet komitetit ekzekutiv të FIFA-s, që takohet më 4 korrik.

Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por sovraniteti i saj nuk është njohur ende zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka thënë të mërkurën, se presidenti i FIFA-s Sep Blater ka propozuar ndryshimin e politikave "pa folur me askënd".

Platini iu tha gazetarëve se ai "është një vendim politik dhe nuk është
një vendim i futbollit. "

Të hënën, FIFA i dha një shtytje të fortë përpjekjeve në Kosovës për njohje ndërkombëtare, duke ua mundësuar 208 vendeve anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave.

“Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.

“Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje se e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valcke, duke vlerësuar se kësisoji ofrohet edhe kredibilitet.
XS
SM
MD
LG