Ndërlidhjet

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kanë përfunduar ditën e tyre të parë të samitit në Bruksel me presidentin e BE-së, Herman Von Rompoi, ku është kërkuar që Greqia të qëndrojë në eurozonë, por duke thënë se ky vend duhet t'i përmbushë premtimet për reforma.

Udhëheqësit nga 27 vendet e BE-së u takuan për të vendosur nëse do të vazhdojnë programet shtrënguese ekonomike në BE, nga kriza e tanishme ose të bëjë rritjen ekonomike prioritet.

Mundësia që Greqia mund të largohet nga eurozonë ka shtuar problemet ekonomike të Evropës.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat tjera shtrënguese, kurse presidenti francez, Fransua Holland, kanë bërë thirrje që BE-ja, ta shndërrojë në prioritet “agjendën e rritjes ekonomike”.
XS
SM
MD
LG