Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor


Bisedimet midis gjashtë fuqive botërore me Iranin për programin bërthamor do të vazhdojë edhe sot.

Agjencitë e lajmeve citojnë një zyrtarë evorpina të ketë thënë se “ne presim një seancë plenare që të vazhdojë në mëngjes".

Në ditën e parë të bisedimeve, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore shkëmbehen propozime të ndryshme që kanë të bejnë me punën e ndjeshme të programit bërthamor të Iranit.

Mediat iraniane thanë se Irani u ka paraqitur një pako të re pesëpikëshe gjithëpërfshirëse gjashtë fuqive botërore gjatë bisedimeve.

Edhe fuqitë perëndimore, raportohet se ia kanë paraqitur një pako të re me propozime negociatorëve iranianë.

Irani thotë se i gjitha aktivitetet bërthamor është paqësore, por vendet perëndimore akuzojnë Iranin që fshehurazi është duke u përpjekur për të zhvilluar armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG