Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 24 majin në vite...


Ura e Bruklinit

Ura e Bruklinit

1883 - Ura e Bruklinit në Nju Jork, u hap për trafikun.

1689
- Parlamenti i Anglisë, miratoi Aktin e Tolerancës, me të cilin iu garantua mbrojtja protestantëve.

1738 - U themelua kisha metodiste.

1819 - Mbretëresha Viktoria u lind në Londër.

1844 - Samuel Mors hap linjën e parë të mesazheve telegrafike.

1878 - Gara e parë amerikane me biçikleta, u mbajt në Boston.

1930 - Ejmi Xhonson bëhet gruaja e parë për të fluturuar nga Anglia në Australi.

1941 - U lind këngëtari i muzikës rok, Bob Dillan.

1962 - Astronauti Skot Karpenter, u bë amerikani i dytë që u rrotullua rreth Tokës, teksa ai fluturoi në bordin Aurora 7.

2000 - Trupat izraelite u tërhoqën nga Libani i jugut, duke i dhënë fund okupimit 18 vjeçar.(g.k.)
XS
SM
MD
LG