Ndërlidhjet

Klinton: Ekspertët e kibernetikës futen në faqet e internetit të Al- Kaidës


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, tha se ekspertët e kibernetikës të Pentagonit kanë arritur të futen në faqet e internetit të Al Kaidas në Jemen për t'i ndryshuar mesazhet e postuara në ato faqe.

Klinton tha se ekspertët kanë gjetur faqe të internetit ku Al Kaida mburrej me vrasjen e amerikanëve- informata këto të cilat ekspertët i kanë zëvendësuar me informata që vinin në dukje "përqindjen e sulmeve që Al-Kaida ka zbatuar ndaj popullit jemenas".

Klinton tha se "ekstremistët janë duke e përhapur publikisht frustrimin e tyre dhe se janë duke u kërkuar mbështetësve të mos besojnë asgjë që lexojnë në internet".

Klinton theksoi se ekipi i kibernetikës së Pentagonit është "pjesë e një sulmi të shumëanshëm mbi terrorizmin i cili shkon përtej përmasave të bastisjeva, njëra prej të cilave pat rezultuar me vrasjen e Osama Bin Lladenit".
XS
SM
MD
LG