Ndërlidhjet

Dialogu me BE-në, diskutohet transporti, energjia, mjedisi


Ilustrim

Ilustrim

Transporti, Mjedisi, Energjia dhe Zhvillimi Rajonal janë diskutuar në takimin mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim-Asociimit (DSA).

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së BE-së në Kosovë, në takim janë shqyrtuar një varg politikash, ku ekzistojnë pjesë të rëndësishme të legjislacionit evropian, dhe të cilat ka gjasa të jenë të rëndësishme në studimin e fizibilitetit që Komisioni do ta publikojë më vonë, gjatë këtij viti, mbi gatishmërinë e Kosovës për të negociuar një marrëveshje (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) me BE-në.

“Sa i përket mjedisit, u morën parasysh përpjekjet e institucioneve të Kosovës, krahas sfidave të konsiderueshme e ashpra mjedisore, dhe me një buxhet jashtëzakonisht të vogël që i dedikohet kësaj fushe”, thuhet në njoftim, duke cekur se qytetarët e Kosovës meritojnë që të përfitojnë nga standardet e njëjta mjedisore sikur homologët e tyre në pjesën tjetër të Evropës.

Në sektorin e transportit, sipas, njoftimit, Kosova vazhdon të tregojë përparim të vazhdueshëm në zbatimin e standardeve që kanë të bëjnë me transportimin e mallrave, të cilat do t’u ndihmonin sipërmarrësve kosovarë të transportit rrugor që të tregtojnë për në BE dhe nga BE-ja.

“Projekti për përmirësimin e rrugës 7 po zhvillohet në vazhdimësi, mirëpo efektet e tij në buxhetin e Kosovës janë të konsiderueshme, dhe Kosova duhet të marrë parasysh mësimet e mësuara ashtu që të zgjedh opsionin me kosto më të mirë për rrugën 6. Përveç kësaj, Kosova duhet ta balancojë këtë me nevojën për zhvillimin e transportit hekurudhor, tani që rregullat e BE-së për ndarjen e menaxherit të infrastrukturës hekurudhore nga operatori i shërbimit hekurudhor janë zbatuar”, theksohet në komunikatën për media.

Përparimi i Kosovës në aviacion ka qenë i admirueshëm, madje edhe nëse duhet t’i kushtohet vëmendje pyetjeve të veçanta për Sigurinë e Aviacionit, vlerëson Komisioni Evropian.

Sa i përket energjisë, BE-ja e mbështet strategjinë për energji të Kosovës dhe planin për ndërtimin e një termocentrali të ri linjiti, i cili plotëson normat aktuale dhe të ardhshme të BE-së.

“Kjo do t’i lejojë Kosovës mbylljen e termocentralit tejet ndotës, Kosova A, dhe Kosova ka konfirmuar që është zotuar për mbylljen e hershme të tij më së largu deri në vitin 2017. BE-ja është duke financuar një projekt që ndihmon përgatitjen e kësaj mbylljeje. Përveç kësaj, Kosova do të duhet të favorizojë zhvillimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë (veçanërisht atyre të ujit dhe erës), për të promovuar efikasitetin e energjisë dhe për të zvogëluar kërkesën”, thueht ndër të tjera në komunikatë.

Në takim thuhet se u diskutuan edhe çështjet e ndërlikuara si, mënyra për trajtimin e qiradhënies së tokës ose mënyra se si komunat i japin lejet. Tr
XS
SM
MD
LG