Ndërlidhjet

logo-print

Norvegji: Sektori publik në grevë pas 28 vjetësh


Flamuri norvegjez

Flamuri norvegjez

Punonjësit shtetërorë të Norvegjisë kanë hyrë në grevë për herë të parë, pothuaj pas tri dekadash pas dështimit të negociatave mbi pagat, duke prekur kështu shkollat, qendrat e kujdesit të fëmijëve si dhe institucionet tjera publike.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se greva e pacaktuar fillimisht ka prekur 25 mijë deri në 30 mijë nga 600 mijë personat e punësuar nga qeveria qendrore dhe lokale, por pritet të zgjerohet nëse të dy palët nuk arrijnë marrëveshje.

Udhëheqësit e sindikatave thonë se pagat në sektorin publik vazhdimisht kanë mbetur prapa atyre të sektorit privat, dhe sipas tyre, punëtorët e qeverisë kanë të drejtë për të mira më të mëdha matreriale nga ekonomia e fuqishme e Norvegjisë.
XS
SM
MD
LG