Ndërlidhjet

Navalni bën thirrje për protestë mbarëkombëtare


Aleksei Navalni

Aleksei Navalni

Lideri i shquar i lëvizjes opozitare ruse kundër regjimit të Vlladimir Putinit Aleksei Navalni, ka bërë thirrje për një protestë gjithëkombëtare në fillim të shtatorit.

Navalni i ka bërë këto komente të enjten pasi që është liruar nga burgu, ku ka vuajtur ndënimin 15 ditor nën akuzat për rezistencë ndaj policisë në protestën e 9 majit.

Ai po ashtu iu bëri thirrje mbështetësve që t’i bashkohen në tubimin protestues më 12 qershor.

Edhe aktivisti tjetër opozitar Sergei Udalcov është liruar pasi ka kryer dënimin 15 ditor.

Opozita ruse ka organizuar disa protesta radhazi kundër regjimit të Putinit, i cili në këtë muaj, u betua në mandatin e tretë si president.
XS
SM
MD
LG