Ndërlidhjet

logo-print
Të enjten në Kosovë ka filluar aksioni për pastrimin e mjedisit.

Kjo ditë shënohet në mbi 100 shtete të botës.

Nisma është mbështetur nga krerët e institucioneve më të larta të vendit.

Në hapje, e cila u mbajt në Lagjen “Dardania” të kryeqytetit, afër shkollës “Xhemajl Mustafa”, kanë marrë pjesë presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Presidentja e vendit, theksoi se aksioni për pastrimin e mjedisit duhet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Është një iniciative e mirë që edhe Republika e Kosovës është bashkangjitur, që tashmë ka filluar në 100 shtetet të botës. Shpresoj që ky aktivitetet të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të mirëmbahet, sepse të gjithë ne e dëshirojmë që Kosova të jetë e pastër dhe duhet ta mirëmbajmë këtë”.

Por, kjo ka shumë të bëjë edhe me vetëdijesimin e njerëzve, sepse nuk është vetëm punë e një dite, por një punë e përditshme dhe dëshirojmë që të kemi një ambient më të pastë , për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme”, tha Jahjaga.

Aksionin e ka mbështetur edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se në aksione të tilla duhet të marrin pjesë të gjithë, në mënyrë që të parandalohet ndotja e ambientit.

Prishtinë...

Prishtinë...

Sot jemi bashkuar të gjithë pa dallime partiake e politike. Jemi bashkuar edhe si gjenerata, ja ku i kemi edhe fëmijët këtu, që të angazhohemi të gjithë për Kosovën e re, për Kosovën e zhvilluar për Kosovën edhe më të pastër. Patriotizmi më i madh sot është që të punojmë të gjithë që të ndërtojmë një Kosovë të re dhe të pastër, por edhe të parandalojmë që të mos ndodh ndotja, natyrisht”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, kreu i Prishtinës, Isa Mustafa, pranoi se mbrojtja e ambientit paraqet sfidë për komunën e Prishtinës.

Ai shtoi se në këtë ditë aksioni, është bërë një plan i pastrimit të qytetit, në 20 zonat më të papastra, si pikat e zeza në qytet.

Në Prishtinë po ballafaqohemi me mbeturina të ngurta, të cilat po hedhen vend e pa vend, sepse kemi ndërtime të mëdha dhe kemi një shkujdesje të lartë të njerëzve, të kompanive të ndryshme. Do të bëjmë përpjekje që ato t’i pastrojmë në mënyrë që qytetarëve t'iu pasqyrojmë një ambient më të pastër, në mënyrë që pastaj ata të jenë më të kujdesshëm”, tha Mustafa.

Ibush Kelemendi, koordinator dhe iniciator i kësaj nisme për pastrimin e Kosovës, thotë se qëllimi i kësaj dite është që ta pastrojmë vendin tonë nga mbeturinat e ngurta dhe ato organike që hedhen nga qytetarët vend e pa vend.

Shpresoj që sot do të arrihet një pjesë e qëllimit, dhe ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, sepse Komuna e Prishtinës e ka bërë edhe planin e vet për pastrimin e qytetit në tërësi”.

Në bazë të planit operativ që ne kemi bërë, gjitha institucionet, shkollat, institucionet ndërkombëtare, u janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme dhe janë të shpërndarë në 20 pika të qytetit të Prishtinës”, theksoi Kelmendi.

Sidoqoftë, presidentja, kryeministri dhe kryetari i Prishtinës iu bënë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në parandalimin e ndotjes së ambientit.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG